Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa rrymë

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës, përfshirë zonën e Kampusit Universitar, Aktashin dhe Lagjen Pejton, kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme