Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 10:00 të ditës së diele, vetëm 12 parti politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje si dhe vetëm 2 koalicione zyrtare janë njoftuar në KQZ.
Në mesin e partive që kanë plotësuar formularin online për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, janë: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demkratike e Kosovës (PDK). Ndërkaq, deri më tani vetëm dy koalicione zyrtare janë njoftuar në KQZ.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas vendimit të KQZ-së, sot (e diel, 30 nëntor 2025) në orën 23:59 do të përfundojë afati për: (1) aplikimin e subjekteve politike për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje; (2) deklarimin e koalicioneve nga partitë politike; dhe (3) njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike. Kurse dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të përfundojë një javë më vonë, më 7 dhjetor 2025.
Elezi ka njoftuar se “deri më tani (e diel, 30 nëntor, ora 10:00) 12 subjekte politike kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, i cili, sipas tij, “është i ngjhëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore”.
Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë plotësuar formularin:
1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
3. Kosovaki Nevi Romani Partia;
4. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
5. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
6. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
8. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
9. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
10. SRPSKA LISTA;
11. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
12. FJALA.
Subjketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.
Ndërkaq, deri në të njëjtën kohë, në KQZ janë paraqitur njoftimet për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Po ashu, më 30 nëntor 2025 përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.