Sot prezantohet përbërja e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviqi pritet të jetë zv.kryeministër

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, sot pritet të prezantojë përbërjen e qeverisë që do të udhëheq.

Politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, pritet të marrë postin e zv.kryeministrit, ka shkruar të premten gazeta “Vijesti”.

Qeveria pritet të votohet në seancën e caktuar për 2 dhjetor.

Sipas mandatarit për kryeministër, Krivikapiq, qeveria e re do të ketë për një të tretën më pak resorë.

Qeveria e Malit të Zi pritet të udhëhiqet nga opozita e deritashme. Në zgjedhjet e fundgushtit, partia e presidentit Milo Gjukanoviq (DPS), doli e para, por koalicioni i gjerë opozitar mblodhi 41 vota, të mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Lëvizja që udhëhiqet nga Abazoviqi, URA, në përbërjen e re të Kuvendit të Malit të Zi ka katër deputetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme