Sot pritet të mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ky takim do të fillojë në ora 15:00 në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Kujtojmë se takimi i fundit mes këtyre dy subjekteve është mbajtur të hënën (04 Nëntor 2019) ku është diskutuar për fushën e Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës dhe Rinisë.