Sot varrosen viktimat e aksidentit tragjik në Prishtinë

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 14:26 | Nga

Katër personat që ndërruan jetë ditën e premte pas një aksidenti tragjik tek rrethrrotullimi në Prishtinë, do të varrosen sot në fshatin Pozharan në Viti.

Këtë e ka bërë të ditur familja e të ndjerëve, Alidema.

Dy vëllezërit, Enver Alidema, Ekrem Alidema dhe bashkëshortet e tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Pozharan.

Këtij aksidenti i ka shpëtuar 17 vjeçari Q.Alidema, i cili ka marre lëndime të renda dhe është duke u trajtuar ne QKUK.

Shkaktar i aksidentit besohet të jetë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme