28 vjeçari, Genc Gara do të varroset sot në ora 14:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë, bëjnë të ditur familjarët e tij.
Genci, u goditë ditë më parë nga një veturë në Fushë Kosovë, dhe plagët ishin të papërballueshme për të.
Anëtari i Plisave, Genc Gara, ka vdekur sot pas një beteje disa ditore për jetë. Lajmin e kanë konfirmuar vet Plisat përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Pas një beteje disa ditore për jetë, sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak”, kanë shkruar Plisat.
Gara ditë më parë ishte goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë dhe për një periudhë kohore ishte në gjendje kome.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara pak orë më parë ka ndërruar jetë. Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë.
Për varrimin e të ndjerit do t’ju njoftojmë me kohë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave!”, kanë njoftuar Plisa.