Sot vendoset për rikthimin e Serisë A

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Sot, Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora dhe zyrtarët e futbollit italian do të vendosin se kur dhe si do të rikthehet Serie A.

Fillimisht ishte raportuar se 13 qershori do të ishte data e vazhdimit të edicionit 2019/2020 në Itali.

Serie A ishte pezulluar në xhiron e 25-të gjatë muajit mars për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria ishin shtyrë për shkak të pezullimit të kampionatit, derisa pas kompletimit të këtyre ndeshjeve, sfidat do të luhen çdo 3 ditë.

Konfirmimi për vazhdimin e ligës pritet të njoftohet pas takimit, që pritet të mbyllet në orën 17:30.

Të ngjashme