Sot zhvillohen dy derbi në Supërligën e Kosovës, Ballkani – Drita dhe Gjilani – Prishtina

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super-ndeshje në orar. Në kuadër të xhiros 24 në ligën elitare të futbollit të Kosovës zhvillohen dy derbi.

Kampioni në fuqi, Ballkani pret në shtëpi skuadrën e Dritës, shkruan lajmi.net.

Ky duel është për vendin e parë në tabelë.

Nëse fiton Ballkani atëherë mbanë kryesimin e tabelës dhe thellon diferencën në pesë pikë.

Nëse Drita mposht suharekasit, ata marrin vendin e parë dhe shkojnë +1 pikë ndaj tyre.

Të dy skuadrat synojnë fitoren sot, andaj do kemi spektakël të garantuar.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Gjilani dhe Prishtinës.

Pas barazimit me Ballkanin, kryeqytetasit kërkojnë pikët e plota në udhëtim te Gjilani.

Megjithatë, gjilanasit janë në një formë të mirë, andaj fitorja për ta është opsioni i vetëm sot.

Të dy këto takime zhvillohen nga ora 13:00.

Të ngjashme