SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK. 

Burimet bëjnë me dije se arrestimi ka lidhje me dosjen e inceneratorëve të denoncuar nga LSI.

Bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit 2013 – 2017 ndërsa për 2017 – 2021 ka qenë deputet i PS-së.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Lefter Koka fitoi mandatin si deputet i Durrësit por hoqi dorë nga ky mandat.

Më 21 tetor 2021 Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI dorëzoi në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Fierit.

Në padinë e LSI, shkruhej se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka (ministër nga radhët e LSI), ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’, raporton Ora News.

Karriera politike

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.  Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa në 2009 – 2017 ka qenë deputet i LSI-se.

Në 2017 – 2021 iu bashkua PS dhe ishte deputet i Partise Socialiste.

Prokuroria e Posaçme pritet të dalë me një deklaratë, ndërsa flitet se mund të ketë dhe persona të tjerë të arrestuar për këtë dosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme