Spanja “fton” liderin katalanas të futet në zgjedhje

Prishtinë | 29 Tet 2017 | 10:18 | Nga

Qeveria e Spanjës ka thënë se do të mirëpriste një pjesëmarrje të liderit të shkarkuar të Katalonisë, Carles Puigdemont në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Qeveria qendrore në Madrid ka urdhëruar që zgjedhjet e reja për parlamentin regjional të Katalonisë duhet të mbahen në dhjetor, shkruan BBC.

Madridi zyrtar hoqi autonominë e Katalonisë pas parlamenti i saj përmes votimit shpalli pavarësinë.

Por në anën tjetër Puigdemont është duke kërkuar “opozitë demokratike” përmes kontrollit direkt të Madridit.

Ai ka dënuar anulimin e autonomisë së Katalonisë dhe ka premtuar se do të vazhdojë që të punojë për të ndërtuar shtetin e lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme