Kombëtarja e Spanjës ka vazhduar me filozofinë e saj të lojës edhe në këtë Kampionat Evropian.
Spanja është skuadra që ka mbajtur më së shumti posedimin e topit në tri ndeshjet e fazës së grupeve të “Euro 2020”.
Spanjollët kanë pasur mesatarisht 68.7% të mbajtjes së topit, duke kryesuar bindshëm.
Gjermania renditet e dyta me 61.3%, duke lënë pas Italinë dhe Belgjikën me nga 57.7 %, Danimarka 57.3% dhe Anglia 56.3%.
Kujtojmë që faza tjetër 1/16 e Kampionatit Evropian nis të Shtunën.