Spektakël me pesë gola në Podujevë, Llapi mposht Ballkanin me rikthim

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka mposhtur Ballkanin në njërën nga ndeshjet më të mira këtë edicion në Albi Mall Superligë me rezultat 3-2.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët fituan penallti në minutën e pestë, ku në gol e shndërroi Festim Alidema për 1-0.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të skuadrës vendase.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi skuadrës mysafire që barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 53-të.

Albion Rrahmani realizoi nga penalltia për të barazuar gjithçka në ‘Zahir Pajaziti’.

Vetëm pas 10 minutash baras, Ballkani kaloi në epërsi falë një goli fantastik nga Meriton Korenica që realizoi për 1-2.

Mbrojtësi i talentuar Maliqi realizoi për 2-2 në minutën e 72-të, derisa vetëm katër minuta më vonë Neto shënoi me kokë për fitoren e madhe të Llapit 3-2.

Deri në fund përkundë rasteve të mira gola më nuk pati dhe Llapi ndali tre pikët në Podujevë.

Me këtë fitore Llapi ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 32 pikë sa ka Dukagjini dhe Prishtina, derisa Ballkani tani është e dyta me 50 pikë, një më pak se Drita.

Javën e ardhshme Llapi luan në udhëtim te Gjilani, derisa Ballkani sërish luan jashtë, kësaj radhe te Ferizaj.

Të ngjashme