Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 11:28 | Nga Gzim Mujaj

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat, pa standarde të dyfishta dhe pa pritje të pafundme, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, dhe pas takimit me Zëvendëskryeministrin, njëherit ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ajo tha se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtë me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ajo ka paralajmëruar se do të bëjnë përgatitjet për takim ndër qeveritar.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë sonë. Është vijimësi e një rrugëtimi të përbashkët, të skalitur në sakrificë, në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar. Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtë me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo nuk është retorikë solidariteti dhe as formulë diplomatike, është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë, përveçse është dëshira jonë e zemrës. Çdo njohje e re, çdo anëtarësim i ri, çdo hap drejt konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është investim në sigurinë, në dinjitetin, në stabilitetin e të gjithë hapësirës sonë shqiptare”, tha ajo.

Spiropali në fjalimin e saj në konferencën për media, përmendi edhe masat e Bashkimit Evropian.

“Sigurisht heqja e masave ë shtrënguese ishte pa diskutim një domosdoshmëri dhe ne e kemi bërë të qartë që masat shtrënguese ë kundër Kosovës ishin ë kundërproduktive dhe ë besoj tani ka ardhur koha që ta themi me plot gojën që Kosova meriton statusin e vendit kandidat, pa standarde të dyfishta dhe pa ë pritje të pafundme. Një Evropë që kërkon besim nga rajoni duhet të tregojë besueshmëri në vendimmarrjen e saj. Shqipëria është në rrugën e saj të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Të ngjashme