Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 120 pacientë me Covid-19. Prej tyre, 14 janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit të Spitalit, nga 120 pacientë sa janë duke u trajtuar në këtë spital, 3 prej tyre janë në respirator, 103 me oksigjenoterapi, kurse 14 në gjendjë më të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Gjendja me Covid-19 është mjaft e vështirësuar. Pas lëvizjeve të brendshme tashmë i gjithë Blloku Internistik përfshirë: Repartet e Infektives, Internos, Neurologjisë, Pskikiatrisë dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive janë duke trajtuar vetëm pacientë me Covid -19. Repartet e lartëcekura janë transferuar në Bllokun e Kirurgjisë ku janë liruar ambiente brenda Reparteve të Kirugjisë në mënyrë që shërbimet shëndetësore të mos mungojnë për asnjë moment.
120 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 103 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 11 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik.