Spiunohet Volkswagen Golfi i ri

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen Golf i ri do të zbulohet gjatë kësaj vere, foto e të cilit tashmë ka rrjedhur online.

Në këto foto është zbuluar kompletë kjo veturë, megjithëse mund të ketë ende ndryshime modeli final i tij.

Ky Volkswagen do të jetë gjenerata e tetë e modelit shumë të pëlqyer, Golf.

Volkswagen është munduar shumë që ta mbaj Golfin e ardhshëm surprizë, e për këtë deri tani nuk është zbuluar pothuajse asgjë.

Prodhuesi gjermani i veturave ka konfirmuar se seria e parë e Golf 8 do të prodhohet në fabrikën e saj në Wolfsburg ndërsa pritet të lansohet gjatë korrikut të 2019-ës.

Golfi i ri i është nënshtruar transformimit më të madh në 43 vite, pasi do të jetë hibrid e me interier kompletë të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme