​Zyrtare: FIFA dënon ashpër Realin dhe Atleticon

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 18:23 | Nga

FIFA ka hedhur poshtë ankesën e Atletico Madridit dhe Real Madridit rreth ndalimit të transferimeve në dy afate kalimtare

Komiteti i Apelit të FIFA-s ka shqyrtuar ankesën e Atletico Madridit dhe Real Madridit dhe ka konfirmuar ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Reali dhe Atletico akuzohen se e kanë thyer rregulloren e FIFA-s për transferimin e futbollistëve të mitur.

Atletico Madrid po ashtu është gjobitur me 900 mijë franga zvicerane, ndërsa Real Madrid me vetëm 360 mijë.

Lajmi i mirë është se, të dy skuadrat mund të shesin apo largojnë lojtarë.

Kujtojmë se Real Madrid dhe Atletico Madrid mund të transferojnë vetëm në afatin kalimtar të janarit të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme