A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali, përgjigjet Florentino Perez

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi u tregua prapë i suksesshëm mbrëmë duke e fituar trofeun e radhës, atë të Superkupës së Evropës.

“Los Blancos” e mundën Eintracht Frankfurtin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Helsinki, shkruan “Gazeta Express”.

Madrilenët nuk ishin dhe aq aktivë këtë verë me transfere, ndërsa presidenti Florentino Perez konfirmon se këtë muaj kampionët e Spanjës dhe të Evropës nuk do të bëjnë më përforcime.

“Me skuadrën që e kemi, ne nuk mendojmë të bëjmë më përforcime për ekipin e Real Madridit këtë verë”, deklaroi Perez pas triumfit të mbrëmshëm.

Gjatë kësaj vere, Reali i transferoi Antonio Rudigerin dhe Aurelien Tchouamenin. 

Të ngjashme