Abdulah Oyekanmi zyrtarizohet te Trepça ’89

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Abdulah Oyekanmi është prezantuar këtë të martë te KF Trepça ’89.

Mesfushori luajti te mitrovicasit në ndeshjen kundër Drenicës javën e kaluar, të cilën e fituan në udhëtim me rezultatin 2:5, shkruan Gazeta Express.

Por, klubi nga “Riza Lushta” ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me 19-vjeçarin nga Nigeria.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):

“Abdulah Oyekanmi është futbollisti më i ri i cili bëhet pjesë e familjës bardhëegjelbërt.

Abu është 19-vjeqar dhe vie si përforcim në repartin e mesfushës të ekipit.

Nigeriani ishte pjesë e formacionit startues në ndeshjën ndaj KF Drenicës ku pat një paraqitje shumë të mirë.

Abus i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë 

Mirëseerdhe Abu”.

Të ngjashme