Agjenti i Bales, Barnett: Vështirë se mund të ndodhë rikthimi te Tottenhami

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspuri po e kërkon me ngulm rikthimin e Gareth Bale, mirëpo në janar dështuan të arrin marrëveshje me Real Mdridin.

Spurs e shitën në vitin 2013 uellsianin te Los Blancos për 94 milionë euro, mirëpo tani duan ta rikthejnë atë në skuadër.

Agjenti i Bale, Jonathan Barnett ka thënë se është e vështirë që klienti i tij të rikthehet te Tottenhami, pasi lojtari është i lumtur në Santiago Bernabeu.

“Daniel Levy ndoshta e ka vizituar Madridin, nuk mund të them nëse ishte ose jo. Gareth është shumë i lumtur”, ka thënë ai.

“Të jemi real, shumica e klubeve nuk kanë financat e duhura. Shumë njerëz thonë paguajeni dhe do luajë tjetër kund, mirëpo nuk është gjithçka te paratë. Është për jetën dhe fëmijën e tij, që është në Madrid”, ka shtuar më tej Barnett.

Kontrata e uellsianit me Los Blancos skadon në qershor të vitit 2022. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme