Alcantara mund të transferohet te Liverpooli

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Thiago Alcantara mund të largohet nga Bayern Municheni në fund të sezonit, pavarësisht që ai dhe familja e tij janë shumë të lumtur në Gjermani.

Mesfushori spanjoll ishte pajtuar me gjigantin gjerman që të vazhdojë kontratën në muajin maj, por nënshkrimi nuk ndodhi, pasi Alcantara po mendon seriozisht largimin.

“Sport Bild” shkruan se Alacantara 29-vjeçar gjatë verës mund ta ketë shansin e fundit që të bashkohet me një klub tjetër të madh.

Destinacioni i ardhshëm i mesfushorit kreativ mund të jetë Liverpooli, klub që po e shqyrton mundësinë e blerjes së futbollistit të Bayernit.

Kontrata me Bayernin i skadon në vitin 2021 dhe klubi gjerman po e shqyrton mundësinë e shitjes për një shumë prej rreth 50 milionë euro, pasi në vitin tjetër Alcantara do të mund të largohet si lojtar i lirë. Te Bayerni ishte transferuar nga Barcelona në vitin 2013.

Të ngjashme