Allegri largohet, Ancelotti te Juve?

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 18:48 | Nga

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia, shkruajnë se Max Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, ndërsa kandidati më serioz shihet Carlo Ancelotti.

Një rinovimi i skuadrës parashihet te Juventusi pas humbjes së turpshme në shtëpi ndaj Real Madridi (3-0).

Sipas analistit Luca Momblano, Allegri ia ka konfirmuar skuadrës largimin dhe do të ndodh në qershor.

Corriere dello Sport shkruan se klubi ka shtatë kandidatë për trajnerë, përfshirë edhe Carlo Ancelottin.

Do të ishte një rikthim për trajnerin që dikur e kishte drejtuar Juventusin, para se të shkonte te klube si Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Ancelotti aktualisht është i papunë pas largimit të tij nga Bayerni, i cili sapo ka refuzuar kombëtaren italiane.

Ai ka thënë më herët që nuk do të kthehet aty ku ka punuar dhe kjo deklaratë ndoshta e përfshinë edhe Juventusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme