Arsenal ofron 23 milionë euro për Juan Cuadradon

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 21:06 | Nga

Me kalimin zyrtar të Patrik Schick te Juventus dhe blerjen e mundshme të Douglas Costa, duke se do të ketë më pak hapësira për Juan Cuadrado. Futbollisti nga Kolumbia, pas dy sezonesh i huazuar, u ble nga Juventus në muajin e kaluar për 20 milionë euro, të cilat do të paguhen në katër vjet.

Pavarësisht nga kjo, e ardhmja e Cuadrado është në dyshim, duke parë edhe se në ndeshjet e fundit të sezonit përfundoi në stol. Allegri zgjodhi të avanconte Dani Alves në vendosjen 4-2-3-1 të “Zonjës së Vjetër”, duke treguar se nuk ka besim të plotë te Cuadrado.

Klubi bardhezi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë oferta nën 35 milionë euro, duke parë edhe interesimin Tottenham, që e ndjek prej kohësh Cuadrado-n

Sipas asaj që shkruan sot “The Sun”, Arsenal ka bërë një ofertë të parë zyrtare për Juventus, 23 milionë euro për Cuadrado.“Topçinjtë” me shumë mundësi do të përshëndesin Alexis Sanchez, që i është premtuar Bayern Munich dhe do të bazohen fort te kolumbiani, ish-Chelsea, edhe pse për momentin Juventus ka thënë “jo”.

Klubi bardhezi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë oferta nën 35 milionë euro, duke parë edhe interesimin Tottenham, që e ndjek prej kohësh lojtarin. Ish-futbollisti i Chelsea-t do ta mirëpriste me kënaqësi një rikthim në Premier League.

Të ngjashme