Arsenali e ka refuzuar ofertën e Romës për Xhakën

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Sipas njoftimit të BBC Sport, Arsenali e ka refuzuar ofertën e Romës për shërbimet e Granit Xhakës.

Giallorossët besohet të kenë ofruar 12 milionë euro plus bonuset (një shumë që mund të arrijë në 15 milionë euro), gjë që është refuzuar nga Topçinjtë.

Pritet të shihet se cila është shuma që Arsenali dëshiron të përfitojë nga shitja e mesfushorit shqiptar.

Në ndërkohë, Sky Sport Italia raporton se Xhaka është duke i bërë presion klubit anglez që ta lejojë largimin e tij.

Trajneri i ri i Giallorossëve, Jose Mourinho, e ka kërkuar specifikisht përfaqësuesin e Zvicrës në Stadio Olimpico.

Mesfushori, i cili mbush 29 vjet në shtator, ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2023.

Të ngjashme