Arsenali fiton derbin ndaj West Hamit

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 16:37 | Nga

Arsenali ka fituar derbin lokal kundër West Ham Unitedit.

4 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net. Në minutën e 51 ishte Monreal që shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Granit Xhaka.

Arnautoviq barazoi shifrat në minutën e 64 pas asistimit nga Lanzini.

Ramsey riktheu epërsinë e Arsenalit në minutën e 82, kurse dy golat e tjerë i shënoi Lacazette.

Në vendin e gjashtë Arsenali i ka 57 pikë, kurse West Hami në vendin e 15 ka 35 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme