Atletico e Barcelona arrijnë marrëveshje për Suarezin

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarezit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi madrilen, ndërsa Suarez pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe ta firmosë kontratën me klubin nga kryeqendra e Spanjës.

Atletico do të paguajë 6 milionë euro për transferimine Suarezit. Suarez ishte kërkuar edhe nga Juventusi, por klubi torinez është tërhequr dhe ka vendosur ta huazojë Alvaro Moratan nga Atletico.

Të ngjashme