Baftiu shkëlqen me dy gola dhe ia thellon krizën Feronikelit, gabon Prishtina

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ballkani vazhdon të impresionojë në Ipko Superligë.

Në xhiron e 13, të besuarit e Ismet Munishit e kanë mposhtur 0-2 Feronikelin në ‘Rexhep Rexhepi’.

Sulmuesi në top formë, Blend Baftiu, shënoi dy gola kundër Feronikelit për t’ia thelluar krizën kampionit të Superligës së Kosovës, që pësoi humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit.

Baftiu realizoi në minutat 31’ dhe 65’.

Në Klinë u përballen Dukagjini dhe Prishtina, dy ekipe me ambicie krejtësisht të ndryshme këtë edicion, por gjithça u mbyll 0-0.

Ndërkohë, në Mitrovicë u përballen dy ekipe që po luftojnë për të njëjtin objektiv, pasi që edhe Trepça ’89 edhe Vushtrria po tentojnë t’i ikin zonës së rrezikshme që largon nga liga.

Në fund ishte Trepça ’89 ajo që mori pikët e plota, duke e mposhtur 1-0 Vushtrrinë me golin e Arb Manaj.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme