Ballkani mposhtet nga Zalgiris, eliminohet nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Ballkani ka mbyllur aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ekipi suharekas u mposht 1:0 pas vazhdimeve, duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll po ashtu barabartë me rezultatin 1:1.

Por, rrugëtimi i Ballkanit nuk përfundon këtu. Kampioni i Kosovës tani garon në raundin e dytë kualifikues në Conference League.

Ndeshja e sontme nisi furishëm. Zalgiris u treguan shumë të rrezikshëm qysh në minutën e pestë. Por goditjen e tyre e priti Stivi Frashëri.

Njëherit, ky ishte rasti më i mirë në ndeshje. Kah fundi i pjesës së parë, Ermal Krasniqi ishte i vetëm me portierin, por nuk arriti të shënonte dot.

Me shifrat 0:0 u mbyll pjesa e parë. E dyta ishte më e zbehtë për nga rastet.

Në minutën e parafundit të ndeshjes, Armend Thaqi pati mundësi të mirë, por portieri vendas bëri një pritje fantastike.

Në fund, dy ekipet mbyllën 90 minutat pa shënuar gol dhe ndeshja tani shkon në vazhdime.

Në vazhdime, Zalgiris realizoi në minutën e 97-të nëpërmjet Oyewusit. Deri në fund, ekipi nga Lituania i pati edhe disa mundësi të mira shënimi, ndërsa te Ballkani vërehej lodhja.

Krejt në minutat e fundit, Ballkani pati dy mundësi të mira, por u mungoi konkretizimi.

Të ngjashme