Ballkani triumfon në penallti, kalon tutje drejt fazës finale

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Klaksvik dhe Ballkani u përballën në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë e luajtur në “Fadil Vokrri” kishte përfundur 3:2 në të mirë të suharekasve.

Sot u deshën penalltitë për të përcaktuar skuadrën që kalon tutje, pasiqë pas 120 minutave lojë ndeshja u mbyll me rezultatin 2:1 për vendasit.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan Ballkani duke triumfuar 3:4.

Në plejoff Ballkani do të ketë përballë skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupin.

Të ngjashme