Barça dëshiron huazimin e Shaw

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:43 | Nga

Barcelona e ka vënë listën e objektivave kryesore për këtë verë Luke Shaw të Manchester United.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja angleze The Sun, që e lidh këtë transferim të mundshëm me problemet që po has mbrojtësi nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Futbollisti i përfaqësueses së “Tre Luanëve”, i cili është aktivizuar në vetëm shtatë ndeshje në Premier Ligë në këtë sezon, po mendon të ndryshojë ambient, pasi e ka të qartë se me portugezin në stol hapësirat për të do të jetë të kufizuara.

“Blaugranat” kërkojnë të përfitojnë nga rasti jo për ta blerë kartonin e tij, por për ta marrë mbrojtësin në formë huazimi për një vit.

Në fakt, drejtuesit e Barcelonës janë të kushtëzuar për të kërkuar këtë formulë, sepse nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha, pas blerjes së Coutinhos për 140 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme