Barcelona insiston për transferimin e Guerreiros

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit anësor portugez të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro, shkruan “A Bola”.

Klubi kampion i Spanjës po planifikon ta përfshirë Junior Firpon në marrëveshje shkëmbimi me Interin për ta transferuar sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Kështu Barcelonës do t’i duhet një përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes. Guerreiro 26-vjeçar shihet si përforcim ideal. Guerreiro ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.

Të ngjashme