Barcelona ka dy opsione për ta përforcuar sulmin

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 09:53 | Nga

Barcelona ka bërë gati planin për transferimin e një sulmuesi të madh, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann ose yllit të Juventusit, Paulo Dybala, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann spekulohet se mund të largohet nga Vicente Calderon, pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Dybala ende nuk e ka vazhduar kontratën në Juventus duke alarmuar drejtuesit e Barcelonës për transferimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme