Barcelona konsideron blerjen e Darmian

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Barcelona mund të tentojë që ta transferojë mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian, si alternativë për Junior Firpo-n, sipas raportimeve nga ESPN.

Klubi katalunas dëshiron që t’i sjellë konkurrencë Jordi Alba-s në krahun e majtë e mbrojtjes, dhe e kishte fillimisht Firpon si cakun kryesor.

Sidoqoftë, të dyja klubet nuk kanë arritur ende marrëveshje, duke shtyrë Barcelonën që ta konsiderojë blerjen e italianit të Djajve të Kuq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme