Barcelona pa Busquetsin në derbi kundër Atletico Madridit

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Sergio Busquets do të mungojë për ndeshjen derbi të Barcelonës kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, për shkak të pezullimit.

Mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren e Barçës 2:1 kundër Leganes të shtunën në La Liga, duke e marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon.

Kjo nënkupton pezullim me një ndeshje për Busquets.

Barça e viziton Atleticon në ndeshjen e radhës në La Liga dhe Busquets nuk do të ketë të drejtë të luajë.

Busquets i ka bërë 11 paraqitje për Barçën në La Liga deri tani këtë sezon, prej të cilave tetë herë si titullar.

Mungesa e tij do të jetë kokëçarje për Ernesto Valverden në derbin me Atleticon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme