Barcelona tërhiqet nga gara për Alaban

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës është tërhequr nga gara për shërbimet e mesfushorit austriak David Alaba. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të martën se Barcelona ka marrë këtë vendim për shkak të kërkesave të larta të Alabas.

Alaba në verë do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Bayernin dhe ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha të Evropës. Megjithatë, kërkesa e tij për pagë vjetore mbi 15 milionë euro ka bërë që Barcelona të tërhiqet nga gara për transferimin e tij. Alaba është pjesë e Bayernit prej vitit 2010 dhe ka vendosur të largohet nga ekipi gjerman në fund të sezonit.

Alaba 28-vjeçar këtë sezon ka 35 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime deri më tani.

Të ngjashme