Belgjikë – Itali, formacionet e mundshme të super-sfidës së sontme

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Belgjika dhe Italia do ta kërkojnë sonte një vend në gjysmëfinale të Evropianit. Belgët nuk e dinë ende nëse do të mundë të llogarisin në dy yjet e tyre, Eden Hazard e Kevin de Bruyne. Ky i dyti duket se do të jetë i gatshëm. Nga ana tjetër, “Azzurrët” do të jenë të kompletuar për këtë ndeshje

Sonte do të luhet ndeshja kryesore çerekfinale e Kampionatit Evropian të futbollit. Belgjika dhe Italia do të përballen në mes vete në kërkim të një vendi që çon në gjysmëfinale të kësaj gare.

Trajneri Robero Martinez nuk e di ende nëse do t’i ketë në dispozicion lojtarët e rëndësishëm, Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne, të cilët janë të lënduar.

Duket se ylli i Manchester Cityt po lufton me kohën dhe ka mundësi që mund t’ia dalë për sonte, për ndeshjen që fillon në orën 21:00. Sidoqoftë, Romelu Lukaku me shokë do të mundohen të kalojnë edhe sfidën e vështirë të quajtur Itali. Tre mbrojtësit belg, Alderweireld, Vermaelen e Vertonghen së bashku janë 101 vjeç.

Në portë do të jetë Courtois, kurse mesfusha do të përbëhet nga dyshja Ëitsel e Tielemans në qendër dhe Meunier në të djathtë e Thorgan Hazad në të majtë. Përpara, përpos De Bruynet do të jenë Lukaku dhe Ferreira Carrasco. Nga ana tjetër, trajneri Mancini do të mundë të llogarisë në të gjithë lojtarët. Në mbrojtje, përkrah Bonnucit mund të rikthehet Giorgio Chiellini.

Në të kundërtën, Acerbi është i gatshëm. Di Lorenzo e Spinazzola do ta kompletojnë paketën e mbrojtjes, ndërsa në portë do të jetë i zakonshmi Gianluigi Donnarumma. Në mesfushë, i paprekshëm është Jorginho, i cili do të jetë i ndihmuar në njërën anë nga Barrella e në tjetrën do të jetë Verratti. Në sulm, Chiesa, realizator i golit të avantazhit ndaj Austrisë, duket përpara në balotazh me Berardit për një pozitë në treshen e sulmit me Immobilen e Insignen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme