Besa mori një pikë pas tetë dueleve, Krasniqi thotë se u kërkua fitorja

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Pas tetë humbjeve të njëpasnjëshme, skuadra e Besës ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te skuadra e Drenicës.

Pejanët barazuan pa gola në duelin e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Drenas.

Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, tha se synim në këtë duel ka qenë vetëm fitorja.

“Qëllimi nuk ka qenë marrja e një pike. Kemi udhëtuar për fitore, e kemi ditur se e kemi kundërshtarin e fortë, shumë agresiv. Jemi munduar të fitojmë duelet, ndërsa me një disiplinë taktike arritëm të marrim një pikë. Jam shumë i kënaqur për lojtarët që janë duke punuar mjaftë shumë”, theksoi Krasniqi.

Besa do të luajë me Arbërinë në kuadër të xhiros së 21.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme