Boksieri shqiptar humb ndjenjat gjatë duelit në Tiranë

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Amarildo Vraja ka mbetur pa ndjenja pas serisë së grushteve që pësoi nga bullgari Borislav Velev.

Vraja e Velev kanë boksuar në Tiranë, në mbrëmjen e Florian Markut.

Por Velev filloi furishëm duke lidhur shumë goditje. Vraja nuk ia doli të mbrohej dhe ra pa ndjenja pas grushteve të fortë të bullgarit.

Vrajës i është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendja e tij raportohet se është stabile.

Të ngjashme