Boksierja kosovare nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Indi për shkak të vizës

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ende nuk e ka të sigurt s a do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Indi prej 15 nëntorit për shkak të problemit me vizë.

Edhe pse ajo, ekipi i saj është pajisur me pasaportën e Shqipërisë, pjesëmarrja e Sadikut është në dyshim.

Atletët e Kosovës kanë problem në nivelin botëror për viza, pasi që disa shtetet ende nuk e njohin shtetin e Kosovës. Në këtë rast, India nuk e njehë Kosovën.

Nëse nuk i lëshohet viza Donjeta Sadikut nga India, atëherë ky shtet mund të ketë problem në të ardhmen që të organizojë evente të ndryshme sportive, raporton India Today.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme