Gianlugi Buffon u rikthye pas 20 viteve te Parma. Portieri italian do të luajë në Serie B këtë sezon, me objektivin për të ndihmuar ekipin emilian të rikthehet në elitën e futbollit italian.
Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, Buffon nuk ka ndërmend të ndalet dhe në prononcimin e dhënë për La Repubblica tregon se çfarë e mban akoma aktiv në futboll.
“Unë ndihem si një artist. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli, pasi mendoj se një artist kultivon gjithmonë dëshirën për të treguar artin e tij, nëse është akoma i aftë, për kënaqësi personale dhe njëfarë doze narcizmi”, tha Buffon.
I pyetur pwr rikthimin te Juventusi si drejtues, ai tha: “ Jo, nuk kam asnjë akord për të punuar në klub. Jam rikthyer për herë të dytë në Serie B. Kur luajta këtu në moshën 28-vjeçare kur isha një pikë referimi në futbollin botëror, pse të mos e bëj tani që jam 43 vjeç?”
Buffon shtoi: “Në vitin 2006 zgjodha të vazhdoj me Juventusin, tani zgjodha Parmën. Unë mund të luaj edhe në Kategorinë e Parë, asgjë nuk ndryshon për mua“, theksoi një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit.”