Bylbyl Sokoli trajneri i ri i FC Prishtina

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina ka zgjedhur kryetrajnerin e ri deri në përfundim të sezonit 2019/20.

Bylbyl Sokoli rikthehet pas katër vitesh në udhëheqje të ekipit.

“Profa” sot u prezantua para futbollistëve duke u njoftuar me ta dhe pasi që mbajti fjalimin brenda ambienteve të fushës së 2 Korrikut u prononcua para medieve.

Sokoli, ishte kryetrajner i shumë skuadrave kosovare. Ai së fundi kishte udhëhequr Ferizajn.

Ndërsa, në FC Prishtina ka qenë kryetrajner në edicionin 2014/15 duke i prirë skuadrës në 25 ndeshje zyrtare (11 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje).

Strategu kosovar vjen pas ndërprerjes së bashkëpunimit të Prishtinës dhe trajnerit Mirel Josa.

Të ngjashme