Caktohet gjyqtari i ndeshjes Greqi-Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Kosova sonte e mbyll fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës. “Dardanët” në Thessaloniki përballen me Greqinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze.

Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë bjellorusi Aleksey Kulbakov, i ndihmuar nga asistentët Dimtri Zhuk dhe Oleg Maslyanko. Ndërsa arbitri i katërt do të jetë Dzmitry Dzmitryieu.

Kosova renditet e fundit në grupin B dhe “Dardanëve” i duhet një fitore prej mbi katër gola për të mos mbetur e fundit, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, si Kosova edhe Greqia nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Helenët” kështu humbasin turneun e katërt radhazi madhor. Ata gjenden në vendin e tretë në grup me nëntë pikë dhe rezultati i ndeshjes së sontme nuk do të ndikojë në renditjen e tyre.

Të ngjashme