Celina fiton çmimin për golin e muajit në Ligën e Parë të Anglisë

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Bersant Celina është rikthyer në Angli dhe ka rikthyer formën e tij më të mirë.

Mesfushori nga Kosova po shkëlqen me fanellën e Norwichit, derisa sot ka fituar edhe një çmim.

Prizrenasi shënoi njëgol të jashtëzakonshëm ndaj Crewe në muajin nëntor, gol që është zgjedhur nga tifozët si më i miri i muajit në League One. Goli i Celinës fitoi 51 për qind të votave të tifozëve të League One. Për çmimin e fituar ka folur edhe reprezentuesi kosovar për faqen zyrtare të klubit pasi ka marrë çmimin.

“Sapo e godita, e dija se po hynte”, tha Celina për faqen e internetit të klubit.

“Ishte një top i mrekullueshëm nga pjesa e pasme dhe sapo pashë hezitimin në mbrojtje, e kuptova se kisha një hap për të shënuar golin”.

“Kam shënuar disa gola të mirë në karrierën time, por ky ishte më i miri”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme