Chelsea e refuzon ofertën e majme të Barcelonës për super yllin e skuadrës

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 08:39 | Nga

Chelsea e ka refuzuar një ofertë të majme nga Barcelona për anësorin e saj brazilian, Willian, raporton Sky Sports.

Mësohet se Barcelona ka bërë ofertë prej 56 milionë euro për Willian, megjithatë klubi londinez nuk ka dashur të dëgjojë duke e refuzuar atë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, të kaltrit nuk ia kanë mbyllur përfundimisht derën gjigantit katalonas për brazilianin, pasi bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

Willian është duke e kërkuar largimin nga Stamford Bridge, sepse pakënaqësitë e tij nën udhëheqjen e Antonio Contes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme