Chelsea në janar e do për vete Suarezin

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Chelsea e ka menduar që para se ta shesë Cesc Fabregas ta blejë zëvendësuesin e tij.

Plani është që The Blues ta blejnë nga Barcelona mesfushorin Denis Suarez. Këtë blerje anglezët duan që ta bëjnë që në afatin e janarit të vitit që vjen, shkruan Mirror.

Edhe 24 vjeçari dëshiron që ta lë Camp Nou pasi që ka dështuar ta gjejë veten në formacionin bazë të katalanasave.

Shuma që mund t’i kushtojë Chelseas për blerjen e tij sillet rreth 15 milionë funta.

Fabregas në anën tjetër pritet që të largohet para se t’i skadojë kontrata aktuale, pra para se të vjen qershori i 2019-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme