Çiklizëm, vdekje tragjike e kampionit 23-vjeçar belg

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër tragjedi godet çiklizmin. Mbrëmjen e të premtes ka humbur jetën sportisti belg, Jimmy Duquennoy, 23 vjeç, profesionist.

Belgu ka pësuar një atak kardiak, sipas konfirmimit të mjekëve.

Lajmin e ka dhënë skuadra e tij, WB Aqua Protect Veranclassic.

“Të shtunën në mëngjes kemi marrë lajmin e tmerrshëm për vdekjen e Jimmy Duquennoy”, ka shkruar skuadra në një komunikatë.

“Jimmy humbi jetën papritur të premten në mbrëmje, në shtëpinë e tij. Ishte një djalë i gjallë, i sjellshëm dhe shumë i hapur”.

Të ngjashme