Conte ka vendosur ta marr drejtimin e Interit

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat, Antonio Conte, ka rënë dakord për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Interit.

Ka disa muaj që po përfolët për një emërim të Contes si trajner i Interit dhe çdo ditë e më shumë këtë zëra po marrin konfirmim.

Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, konfirmon pretendimin e Corriere dello Sport se Conte është i vendosur për të zëvendësuar Luciano Spallettin te Interi.

Për më tepër, ish-trajneri i Italisë do të vendosë lapsin mbi letër për ‘një kontratë tre apo katërvjeçare’ me Nerazzurrët.

Massimiliano Allegri është larguar nga Juventusi pas pesë vitesh – gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë dhe situata e secilit

Massimiliano Allegri është larguar nga Juventusi pas pesë vitesh – gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë dhe situata e secilit

Kjo pasi trajneri italian beson thellësisht se ai mund t’i bëjë Interi përsëri kandidatë për titull.

Conte u lidh edhe me një kthim te Juventusi, por menja e tij thuhet se nuk do të ndryshoj mendim.

Të ngjashme