Conte po shikon mundësinë e ribashkimit me Bonuccin

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 11:49 | Nga

Antonio Conte thuhet se po shqyrton mundësinë e një ribashkimi me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, te skuadra angleze, Chelsea.

Trajneri italian nuk u nda aspak i kënaqur me transferimet e bëra nga drejtuesit e klubit londinez.

Conte reagoi disa herë duke kërkuar përforcime shtesë, pasi sipas tij grupi aktual i lojtarëve nuk i garanton suksese Chelseat.

Sipas Tuttosport, Conte ka thirrur ish-lojtarin e tij, Bonuccin, gjatë muajit tetor për të pyetur për përparimin e tij në Milano.

Rrjedhimisht, ish trajneri i Kombëtares së Italisë tani do të thërrasë përsëri “për të sjellë qendërmbrojtësin në West London”.

Blutë mund të jenë në treg për një mbrojtës të ri pasi ka pasur njoftime për një ndarje midis trajnerit dhe David Luizit, i cili pritet të largohet.

Bonucci, ndërkohë, thuhet të jetë ‘i zhgënjyer’ nga Milani, edhe pse Rossonerët shpejt e sqaruan se ai ishte i lumtur në klub.

Megjithatë, në rast të ndonjë oferte të kënaqshme, Milani mund ta lejoj largimin e lojtarit shkaku i probleme financiare me UEFA-n.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme