Dembele dhe De Jong rikthehen në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e nesërme në Champions

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka marrë lajme të gëzueshme para takimit me Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, pasi në skuadër janë kthyer disa futbollistë pas riaftësimit nga lëndimet.

Barça, nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Sergi Barjuan pas shkarkimit të Ronald Koeman, do të përballet me Kievin në Ukrainën të martën, në ndeshjet e katërt grupore në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Barcelona i ka humbur dy dhe e ka fituar një ndeshje deri tani në Grupin B dhe renditet në vendin e tretë me tri pikë, gjashtë më pak se lideri Bayern Munich dhe një më pak se Benfica.

Ansu Fati, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo janë ftuar për këtë takim, pasi i kanë tejkaluar telashet me lëndime.

Nuk është e qartë nëse ata do të jenë në gjendje të luajnë titullar, megjithatë.

Me skuadrën do të udhëtojë edhe Ousmane Dembele, po ashtu, i cili duhet se është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i gjatë.

Por Barcelona do të përballet me disa mungesa tjera, si Sergio Aguero, Gerard Pique, Sergi Roberto, Pedri dhe Martin Braithwaite.

Të ngjashme