Dembele prioritet i Chelseat

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele, në afatin kalimtar të verës, shkruan “The Athletic” të hënën, transmeton Koha.net.

Klubi londinez po ashtu po insiston për sulmuesin gjerman të RB Leipzigut, Timo Werner, por ka kthyer sytë nga Dembele, duke e parë se konkurrenca për transferimin e Wernerit është e madhe.

Dembele 23-vjeçar këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe asistuar shtatë tjerë në 42 ndeshje në të gjitha garat. Lyonit iu bashkua në verën e vitit 2018 nga Celticu për 22 milionë euro, ndërsa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2023.

Të ngjashme