Djajtë e Kuq duan vetëm fitore ndaj Bournemouthit, formacionet zyrtare

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Manchester United do të jetë nikoqir i Bournemouthit në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, ku nuk dinë për humbje në tetë takimet e fundit në kampionatin elitar të Anglisë.

United ka marrë pesë fitore e tri barazime, teksa synon t’i marrë maksimumin e pikëve edhe ndaj Bournemouth.

Në anën tjetër Bournemouth po kalon nëpër një krizë të rezultateve ku ka pësuar katër humbje në katër takimet e fundit.

Tanimë trajnerët e dy skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaa, Lindelof, Maguire, Shaw, Matic, Pogba, Greenwood, Fernandes, Rashford, Martial.

Bournemouth: Ramsdale, Smith, Kelly, Ake, Rico, Brooks, Lerma, L.Cook, Stanislas, Solanke, King

Të ngjashme